česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Inagurimi i projektit të zhvillimit “Zëvendësimi i dritareve për kursimin e energjisë dhe ekologji më të lartë” në një shkollë në Shkodër

Më 3 nëntor 2021, Ambasadori i Republikës Çeke Jaroslav Ludva përuroi projektin e vogël lokal “Ndërrimi i dritareve për kursim energjie dhe ekologji më të lartë” në Qendrën e Aktiviteteve Formuese Saleziane në Shkodër, QAFS. Në përurim morën pjesë edhe Nënkryetari i Bashkisë Tonin Deda, drejtoresha e shkollës Michaela Kubíčková, si dhe përfaqësues të gjashtë mediave lokale.

Republika Çeke dhuroi 20,000 Euro për projektin e zëvendësimit të dritareve nga fondi i Bashkëpunimit për Zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dritaret e vjetra të ndërtesës me xham të thjeshtë u zëvendësuan me dritare moderne plastike me xham të dyfishtë izolues.

Para dimrit që po vjen, fëmijët shqiptarë do të marrin një dhuratë në formën e një rehatie më të madhe gjatë mësimit, pasi klasat nuk mund të ngroheshin plotësisht në temperaturën e kërkuar me dritaret e mëparshme. Në të njëjtën kohë, projekti do të reduktojë kostot e ngrohjes dhe do të reduktojë emetimet nga bojleri me naftë, kështu që do të ketë një ndikim pozitiv edhe në mjedis. Ulja e kostove të shkollës do të bëjë të mundur që paratë e kursyera t'i kushtohen objekteve shkollore dhe mjeteve mësimore dhe do të ndihmojë gjithashtu në rritjen e cilësisë së mësimdhënies.

Edhe me financimin e pjesshëm (20%) të projektit nga shkolla, fondet e dhuruara nga Republika Çeke mjaftuan vetëm për të zëvendësuar gjysmat e dritareve në objektin kryesor të shkollës. Kapaciteti i shkollës është 700 nxënës, pra ka më shumë se 60 dritare. Përparësi për  ndërrimin e tyre kishin klasat me dritaret më të mëdha. Dritaret e mbetura do të ndërrohen vitin e ardhshëm nëse shkolla arrin të sigurojë fondet e nevojshme.

Prandaj, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë ka kërkuar tashmë financim për fazën e dytë të projektit. Përfundimi i zëvendësimit të të gjitha dritareve do ta bënte këtë projekt më efikas dhe do të sillte kursimet e kërkuara në kosto.

Petr Vlk, Diplomat Ekonomik, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë

Prerja e shiritit festiv në dritaren e re

Prerja e shiritit festiv në dritaren e re

Fjala e ambasadorit J. Ludva në inaugurimin e projektit

Fjala e ambasadorit J. Ludva në inaugurimin e projektit

Programi kulturor i nxënësve të shkollave

Programi kulturor i nxënësve të shkollave

Dritare e re në klasë

Dritare e re në klasë

Ndërtesa e shkollës

Ndërtesa e shkollës