česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: unknow
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasada e Çekisë në Tiranë përkujton Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Ambasada e Republikës Çeke përkujtoi Ditën e të Drejtave të Njeriut në Muzeun e Gruas në Tiranë në praninë e grave të shquara dhe të angazhuara në shoqërinë shqiptare. Në bashkëpunim dhe me kontributin e çmuar të Kryetares së Shoqatës për të Drejtat e Njeriut të Shqipërisë, znj. Elsa Ballauri, u zhvillua një aktivitet frymëzues dhe në një atmosferë shumë të ngrohtë.

Ky aktivitet pasoi një takim të mëhershëm mbi temën e të drejtave të grave në shoqërinë shqiptare të organizuar nga znj. Monika Kazdová, Zëvendës Shefe e Misionit, në ambjentet e Ambasadës së Republikës Çeke, në dhjetor 2021. Këtë herë profesioniste të njohura, nga të gjitha fushat – shkrimtare, gazetare, inxhiniere, mjeke, etnografe, biznesmene, aktiviste të shoqërisë civile etj., dhe nga zona të ndryshme të Shqipërisë, prezantuan punën dhe përshtypjet e tyre nga karriera e tyre. Zonjat diskutuan për perceptimet e tyre për të drejtat e grave dhe profesionisteve në shoqërinë shqiptare, si dhe përshkruan me hollësi edhe sfidat me të cilat përballen ato vetë dhe koleget, apo të afërmit e tyre, në jetën e përditshme.

Gjithashtu, u prek edhe tema situatës së të drejtave të fëmijëve në vend. Ndërkohë gazetaret folën për punën e tyre, dhe gratë sipërmarrëse për ndërmjarrjet e ngritura. Një temë tjetër e trajtuar ishte edhe etnografia dhe aftësitë e grave për të bërë veshjet e familjes së tyre gjatë shekujve.

Ambasadori Urban, i pranishëm në aktivitet, shprehu vlerësimin e tij për punën e këtyre grave të çmuara dhe znj. Monika Kazdová, Zëvendës Shefja e Misionit, i përgëzoi ato për përpjekjet e tyre të pandërprera në përmirësimin e jetës së grave në shoqërinë shqiptare – pasi ato kontribuojnë. në rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e tyre dhe fuqizimin ekonomik.

Muzeu i Gruas në Tiranë është themeluar nga zonja Elsa Ballauri disa vite më parë. Me një trashëgimi të pasur që daton që nga lashtësia,  ai është një vepër arti m’u në qendër të Tiranës – gati për t’u vizituar.