česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadori Urban merr pjesë në forumin për median online

Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë SH.T. Z. Karel Urban, i ftuar nga Instituti për Studime Politike dhe Universiteti Beder në Tiranë, u takua me profesorë dhe studentë të gazetarisë dhe drejtësisë ku adresoi temën e medias online dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Ambasadori Urban tha se të drejtat e njeriut janë një përparësi e Republikës Çeke dhe inkurajoi palët të japin kontributin e tyre në atë që ai e cilësoi si një ligj të balancuar të medias që mbron gazetarët, të cilët nga ana e tyre punojnë me profesionalizëm, integritet dhe etikë.

Kreu i ISP-se Z. Afrim Krasniqi paraqiti situatën e medias online në Shqipëri dhe nënvizoi se ndërsa përdorimi kësaj medie rritet, nuk ka ende një ligj për të. Ndërkohë profesorët e pranishëm thanë se edhe pse ka shumë platforma online të lajmit në Shqipëri, vetëm disa prej tyre ishin të besueshme.

Republika Çeke kontribuon këtë vit në projektin e medias të drejtuar nga ISP në kuadër të Programit të Promovimit të Tranzicionit.

Universiteti Beder në Tiranë

Universiteti Beder në Tiranë

Universiteti Beder në Tiranë

Universiteti Beder në Tiranë