česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut - Diskutim mbi të drejtat e grave në shoqërinë shqiptare

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë organizoi një takim me temën e të drejtave të njeriut, veçanërisht mbi të drejtat e grave në shoqërinë shqiptare.

Pjesëmarrësit në këtë takim, të organizuar nga znj. Monika Kazdová, Zëvendës Shefe e Misionit, përfshinë: Znj. Elsa Ballauri, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, gazetare dhe anëtare e bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Muzeut të Grave (ajo është gjithashtu Drejtoreshë e Muzeut të Gruas në Shqipëri), Znj. Dhurata Thanasi, themeluese e markës “Luga e Argjendtë”, eksperte në zhvillimin e qeverisjes vendore, me përvojë në organizatat ndërkombëtare, si dhe e specializuar në stilin e jetës së shëndetshme, znj. Marcela Tringaj – juriste, e specializuar në ndihmën për gratë dhe grupet e margjinalizuara, e cila punon edhe si gazetare dhe aktiviste për të drejtat e njeriut; Znj. June Myftaraj Taylor – aktiviste e të drejtave të njeriut me përvojë nga organizata ndërkombëtare dhe një sipërmarrëse e suksesshme.

Gjatë takimit në një atmosferë shumë miqësore u diskutuan temat: pozita e gruas në të kaluarën dhe në shoqërinë aktuale shqiptare, mundësitë e punës për gratë, roli i gruas në familje dhe ndikimi i traditave në jetën e gruas shqiptare. E përmendur ishte edhe tema e trishtë e dhunës në familje. Mirënjohje për të gjitha gratë pjesëmarrëse dhe diskutimet e vërteta.

Ambasada e Republikës Çeke planifikon të vazhdojë në formate të ngjashme diskutimi, si në temën e të drejtave të njeriut, edhe në tema të tjera aktuale.

International Day of Human Rights

International Day of Human Rights

International Day of Human Rights

International Day of Human Rights