česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: unknow
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Dy koncerte klasike të artistëve çeko-shqiptarë mbahen në Tiranë dhe Vlorë në Ditën Kombëtare të Republikës Çeke

Në Tiranë dhe në Teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës u mbajtën dy koncerte klasike nga artistë të shkëlqyer çeko - shqiptarë me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Çeke. Sopranoja Ulpiana Aliaj, si dhe violonçelisti Bledar Zajmi dhe pianisti Egli Prifti - që të dy kanë studiuar në Republikën Çeke dhe kanë ngritur karrierën e tyre atje - erdhën në Tiranë për të ndarë me publikun meloditë më të mira nga kompozitorë të shquar çekë dhe shqiptarë.

Sopranoja Ulpiana Aliaj është diplomuar në Konservatorin "Claudio Monteverdi" në Bolzano. Është fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, ndër të cilat çmimi i parë në konkursin "Eistendorf", Londër; çmimi i tretë në konkursin "Ruggero Leoncavallo"; çmimi i tretë dhe çmimi i publikut në konkursin "Martinelli - Pertile", etj. E afirmuar në arenën ndërkombëtare, ajo ka debutuar në role të rëndësishme si Mimi në "La Boheme", Violeta në "La Traviata" etj. Aktualisht, ajo vazhdon karrierën e saj artistike; është pedagoge në Universitetin e Arteve, dhe drejtore artistike në Festivalin Ndërkombëtar të Operës R.L.I.O.F.

Pianisti Egli Prifti kreu Masterin dhe Doktoraturën në Universitetin e Karlit në Pragë, si dhe doktoraturën e dytë në Akademinë e Arteve në Pragë. Për disa vite punoi si pedagog në Universitetin e Karlit në Pragë, e ndërkohë edhe si pedagog i ftuar në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe në Universitetin e Nju Jorkut në Pragë. Aktualisht vazhdon karrierën e tij si pianist dhe ligjërues. Ai ligjëron në programet rinore të Filarmonisë dhe Radios Çeke, regjistron vazhdimisht vepra bashkëkohore për Radion shtetërore, dhe bashkëpunon me orkestra dhe ansamble në Çeki e më gjerë.

Violoncelisti Bledar Zajmi aktualisht është solist dhe koncertmaster në Teatrin Kombëtar në Pragë, Çeki. Është fitues i Konkurseve Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Në vitin 1992 hyn në Akademinë e Muzikës në Pragë (Prof. Rudolf Lojda), ku u diplomua në vitin 1997 me titullin Master në violonçel me vlerësimet më të larta. Përgjatë viteve, ai ka zhvilluar një karrierë të shkëlqyer në tre kontinente, në mbi tridhjetë vende të botës, me mbi 15 disqe muzikore solo dhe dhome. Ai ka një repertor të gjerë artistik nga muzika barok në atë bashkëkohore.

Koncertet në fjalë përfshinë pjesë të zgjedhura të kompozitorëve çekë: D. Çene - E drejta e të burgosurit; B. Martinů - Variacione mbi një temë popullore sllovake; A. Dvořák - Aria "Hëna në qiellin e thellë" nga Opera "Rusalka"; Janáček - poezi popullore moraviane, në këngë/përzgjedhje; J. Ježek - Hapi Bugatti. Ndërsa nga kompozitorët shqiptarë u interpretuan pjesë nga A. Peçi (Mjeshtër i Madh) - Në shtëpinë tonë; A. Naçi - Kënga e jetës mes tokës dhe detit I, II); R. Sokoli - Fantazi për violonçel dhe piano.

Performancat shkëlqyera të tre artistëve të talentuar ndriçuan Tiranën dhe Vlorën dhe i dhanë një elegancë të veçantë festimeve të Ditës Kombëtare të Çekisë.

koncerte klasike të artistëve çeko-shqiptarë