česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Festivali i Pranverës në Pragë – transmetimi i koncerteve në internet

Festivali Ndërkombëtar i Pranverës në Pragë feston këtë vit 75-vjetorin. Është festivali më i vjetër i muzikës klasike në Republikën Çeke.

Gjatë viteve të ekzistencës së tij, festivali ka fituar një reputacion të fortë dhe respekt ndërkombëtar. Mbahet çdo vit në maj dhe gjithnjë fillon me ciklin muzikor Má Vlast (Atdheu im) nga Bedřich Smetana. Në festival performojnë muzikantët më të mirë në botë.

Këtë vit, Festivali Ndërkombëtar i Pranverës në Pragë është i jashtëzakonshëm, pasi audienca nuk do të jetë e pranishme në sallat e koncerteve. Programi alternativ do të përbëhet nga 11 koncerte, të cilat do të transmetohen drejtëpërdrejtë nga skenat e pesë sallave të koncerteve në Pragë dhe një në Brno. Transmetimi online do të fillojë në 12 Maj 2020 dhe mund të shihet gjithashtu përmes faqeve të internetit dhe rrjeteve sociale të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe faqes FB të Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë.

Ju mund ta gjeni programin e 75- vjetorit të Pranverës së Pragës në faqen e festivalit.