česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ftesë për të marrë pjesë në Konkursin e Artit

(This article expired 28.02.2021.)

Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve të Bukura për Fëmijë (ICEFA Lidice) është e hapur për fëmijët në moshën 4 deri në 16 vjeç. Veprat e artit mund të dërgohen në Galerinë Lidice deri më 19 Shkurt 2021.

Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve të Bukura për Fëmijë në Lidice u hap në vitin 1967 për të përkujtuar fëmijët e vrarë nga nazistët gjermanë në fshatin çek të Lidices, si dhe të gjithë fëmijët e tjerë që kanë vdekur në luftëra.

Edhe pse u hap në nivel kombëtar, kjo ekspozitë u ndërkombëtarizua në vitin 1973 dhe që atëherë është bërë e njohur për fëmijët dhe mësuesit jo vetëm në Republikën Çeke, por në mbarë botën. Në vitet e fundit, më shumë se 25,000 vepra arti shumë të mira kanë ardhur rregullisht nga fëmijë jo vetëm nga Republikat Çeke dhe Sllovake, por edhe nga 60-70 vende të tjera, duke përfshirë ato të largëta si Kina, India, Japonia, Kenia, Malajzia, Filipinet, Sri Lanka ose Zimbabve.

Shqipëria ka përfaqësuesit e saj çdo vit në Ekspozitë. 29 vepra arti nga Shqipëria u dërguan në vitin 2020 në edicionin e 48-të me temë Peisazhi. Florian Vasho u vlerësua me Certifikatën e Nderit. Urime!!!

Ndërkohë, për nder të 100-vjetorit të dramës R.U.R. nga Karel Čapek dhe shpikjes së fjalës "robot", tema e edicionit të 49-të është ROBOTI DHE INTELIGJENCA ARTIFIKE

me nëntemat:

· Çfarë mund të bëjë (ose jo) roboti

· Brenda makinës

· R.U.R .: Robotët në letërsi dhe film

· Viti 2121

· Zhvillimi dhe llojet e inteligjencës artificiale

· Teknologjia dhe etika

· Të dhënat

· Nanorobotët

Njëqind vjet më parë, në dramën e tij R.U.R., shkrimtari çek Karel Čapek përdori për herë të parë fjalën “robot”. Duke menduar se si t'i thërriste punëtorët artificialë, ai kërkoi këshillë nga vëllai i tij, piktori Josef Čapek. "Quaji ata Robotë", murmuriti Josef Čapek ndërsa pikturonte. Pra, fjala sllave për punën e detyruar, “robota”, u bë baza për fjalën e njohur në të gjithë botën. Do të ishte interesante të shihnim se çfarë do të shkruante Karel Čapek sot kur pajisjet e ndryshme robotike janë shumë më të pranishme në jetën tonë dhe qëndrojnë në tavolinat dhe në xhepat tanë. Ndërkohë, robotët kanë marrë forma të ndryshme; ata na ndihmojnë në shtëpi, në proceset e prodhimit, si dhe në mjekësi – sidoqoftë, natyrshëm lind dhe pyetja nëse po na çojnë në rrugë të verbëra në disa aspekte.. Një rekomandim në lidhje me parimet etike të inteligjencës artificiale do të jetë një nga temat e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në 2021.

TEKNIKAT E ARTIT

· Vizatimi, piktura

· Printmaking

· Mixed media

· Fotografia

· Filmi/animacioni

· Objekte arti (qeramikë, metal, dru, xham, tekstil, letër)

Ekspozita është e hapur vetëm për fëmijët në moshën 4 – 16 vjec.

Data e mbylljes për aplikimin në edicionin e 49-të është 19 shkurti 2021. I gjithë informacioni mundë të gjendet në faqen e internetit të ICEFA Lidice