česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Java e Europës 2020

Java e Europës 2020 nderon anën më të mirë që situata e vështirë e këtyre ditëve ka nxjerrë në pah tek njerëzit: solidaritetin, forcën dhe qëndrueshmërinë.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në bashkëpunim me Ambasadat e Shteteve Anëtare ka përgatitur një program me 15 evente muzikore online nën moton Më të fortë Sëbashku.

Koncertet mund të shihen cdo mbrëmje në Facebook account of the European Union in Albania ose në llogarinë në Facebook të një Ambasade të caktuar.

Republika Çeke gjatë kësaj jave do të përfaqësohet nga Helix Trio. Koncerti do të mbahet ditën e enjte, 7 maj, ora 20.00. 

Helika (spiralja) është një metaforë që pasqyron konceptin thelbësor të koncerteve të Helix Trio dhe fokusin e përgjithshëm artistik të ansamblit. Në harmoni me këtë ide, qëllimi i trios është interpretimi empatik i veprave të shkruara për këtë ansambël jo-tradicional dhe performimi i veprave interesante nga kompozitorë të huaj në Republikën Çeke si dhe nga kompozitorë çekë në pjesë të tjera të botës. Egli Prifti, pianisti, është me origjinë shqiptare, kështu që trioja ka edhe një lidhje të fortë me Shqipërinë.

Programi i plotë i Javës së Europës 2020 në Shqipëri Program (PDF, 3 MB)