česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: H. Agolli
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kundera - Një Urë Midis Francës dhe Anës Tjetër të Perdes së Hekurt

Një debat ekspertësh mbi temën e trashëgimisë së veprave të Milan Kunderës

Në kuadrin e muajit të Frankofonisë, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë organizoi një debat me temën Kundera - Një Urë Midis Francës dhe Anës Tjetër të Perdes së Hekurt. Milan Kundera simbolizon si Republikën Çeke ashtu edhe Francën dhe meqenëse librat e tij janë përkthyer në shqip, ai është gjithashtu një shkrimtar i mirënjohur në Shqipëri. Debati mbi temën e trashëgimisë së veprës së tij ishte një ndërthurje e perspektivave çeke, shqiptare dhe franceze. Debati u moderua nga Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri, Jaroslav Ludva, ndersa pjesëmarrësit e tjerë ishin:

Mirela Kumbaro, ish-ministre shqiptare e kulturës, përkthyese nga frëngjishtja (nga veprat e Kunderës ajo ka përkthyer Shakaja, Injoranca dhe Ngadalësia)

Piro Milkani, regjisor, shkrimtar, përkthyes shqiptar, në vitet 1950 studioi në Çekosllovaki, më vonë u bë Ambasador i Shqipërisë në Republikën Çeke, dhe në vitin 2019 iu akordua çmimin Gratias Agit për promovimin e Republikës Çeke

Alda Bardhylli, gazetare letrare, eksperte e letërsisë dhe drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe drejtoreshë e Shtëpisë Botuese Saras. Falë saj, shumë autorë të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore kanë ardhur në shqip

Kristiana Golemi, kritike letrare, përfaqësuese e Shtëpisë Botuese DITURIA e cila boton shkrimet e Kunderës

Pjesëmarrësit online:

Prof. Petr Drulák, intelektual, shkencëtar politik, profesor, ish-Ambasador i Republikës Çeke në Francë, mik i Kunderës. Në vitin 2019 ai i dorëzoi shtetësinë Çeke shkrimtarit.

Saverina Pasho, përkthyese nga frëngjishtja (nga veprat e Kunderës ajo ka përkthyer Lehtësinë e Padurueshme të Qënies dhe Valsin e Lamtumirës).

Gjatë debatit gjithashtu u prezantuan dy mesazhe - njëri nga Mira Meksi, përkthyesja shqiptare e cila përktheu Identitetin, dhe tjetri nga Ismail Kadare, shkrimtar i rëndësishëm shqiptar dhe mik i Kunderës (mesazhi i tij u lexua nga Piro Milkani).

I gjithë debati në shqip dhe frëngjisht (i interpretuar në mënyrë simultante nga Blerta Hyska) mund të gjendet në faqen tonë në Facebook.

Debata2

Debata2

Debata3

Debata3

 

Debata4

Debata4

Debata5

Debata5

 

Debata6

Debata6

Debata7

Debata7