česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZÚ Tirana
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Nata Çeke në Gjirokastër – Kremtimi i Ditës Kombëtare Çeke

Këtë vit, Dita Kombëtare e Republikes Çeke u kremtua përmes një ngjarje të veçantë në Gjirokastër më 29 tetor 2020. 
 

Gjirokastra është një qendër kulturore e Shqipërisë së jugut, pjesa historike e së cilës i përket   trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO. Aty, që nga muaji maj 2019 ndodhet një grup Oficerësh të Policisë Çeke që punojnë me Misionin Frontex.

Gjatë mbrëmjes u shfaq edhe filmi fitues i çmimit Oscar, Kolja (për herë të parë me titra në shqip), ekspozita me foto për bashkëpunimin e policisë çeko-shqiptare, si dhe u dha një vlerësim i vecantë për Policinë Çeke. Certifikata e Mirënjohjes akorduar nga Bashkia e Gjirokastrës për Policinë e Republikës Çeke qe konfirmimi i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet forcave të policisë së dy vendeve përgjatë këtij viti.  

Në mbrëmjen çeke morën pjesë Ambasadori i Çek Jaroslav Ludva, zyrtarë të qytetit dhe zonës, gazetarë dhe oficerë të policisë çeke dhe Frontex.

 

Gjiroskaster

Gjiroskaster

Gjiroskaster

Gjiroskaster

 

Gjiroskaster

Gjiroskaster

Gjiroskaster

Gjiroskaster

 

Gjiroskaster

Gjiroskaster