česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: DEU Tirana
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Një koncert i grupit muzikor çek Helix Trio më 7 maj 2020


Një koncert i grupit muzikor çek Helix Trio do të transmetohet ditën e enjte, më 7 maj 2020, në orën 20.00

Transmetimi i premierës mund të shihet në faqen FB të Ambasadës Çeke në Tiranë.

Koncerti është pjesë e Javës së Europës 2020 moto e të cilës këtë vit është Më të Fortë Sëbashku. 

Helika (spiralja) është një metaforë që pasqyron konceptin thelbësor të koncerteve të Helix Trio dhe fokusin e përgjithshëm artistik të ansamblit. Në harmoni me këtë ide, qëllimi i trios është interpretimi empatik i veprave të shkruara për këtë ansambël jo-tradicional dhe interpretimi i veprave interesante nga kompozitorë të huaj në Republikën Çeke dhe nga kompozitorë çekë në pjesë të tjera të botës. Egli Prifti, pianisti, është me origjinë shqiptare, kështu që trioja ka edhe një lidhje të fortë shqiptare.

Attachments

Helix trio 489 KB PNG (Picture) 2020-05-07