česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: unknow
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Një leksion i hapur me temën e Republikës Çeke në BE mbahet në Universitetet e Tiranës

Prof. Asoc. Věra Stojarová nga Universiteti i Masaryk në Brno, së bashku me Ambasadorin çek në Tiranë SH.T. Z. Karel Urban, si i ftuar nderi, ligjëroi para studentëve të shkencave politike në Universitetin Europian të Tiranës dhe në “Albanian University” leksionin me titull “Republika Çeke në BE dhe Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së”.

Në UET, Ambasadori Urban dhe Prof. Asoc. Stojarová u takuan me Rektorin e Universitetit Prof. Dr. Tonin Gjuraj dhe Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Prof.Asoc. Dr. Juelda Lamçe me të cilët u diskutua për proceset integruese të Shqipërisë dhe zhvillimet aktuale ndërkombëtare. Prof. Dr. Gjuraj vlerësoi  përvojën akademike çeke në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe ftoi Prof. Stojarová të rikthehet në UET. Ndërkohë, Ambasadori Urban, në bisedën e tij me studentët e UET-it, vuri në dukje se Shqipëria është anuar shumë mirë ndërkombëtarisht dhe ritheksoi mbështetjen çeke për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në “Albanian University”, Rektori Prof. Dr. Pavllo Kongo mirëpriti ligjëratën e Prof. Stojarová dhe nënvizoi se shkëmbimi i eksperiencave me shkollat ​​dhe profesorët europianë rrit nivelin e mësimdhënies në Shqipëri.

Pas prezantimit të saj, Prof. Stojarová iu përgjigj pyetjeve të studentëve, ndërsa nga ana e tij Ambasadori Urban vuri në dukje se Çekia dhe Shqipëria vijnë nga përvoja të ngjashme të së kaluarës, prandaj ato e kuptojnë mirë njëra-tjetrën. Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Republikës Çeke në rrugën e saj europiane - tha Ambasadori, duke vlerësuar politikën e jashtme të Shqipërisë si anëtare e përkohëshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mikpritëse e Samitit BE – Ballkani Perëndimor në dhjetor.

open lecture

open lecture

open lecture

open lecture

open lecture

open lecture

open lecture

open lecture