česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: unknow
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Programi i Tranzicionit i Republikës Çeke asiston IHRF-në në Akademinë Marubi Tiranë

Programi i Asistencës së Tranzicionit të Republikës Çeke do të mbështesë edhe këtë vit Festivalin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut (IHRF) organizuar nga Akademia Marubi në Tiranë.

Për këtë qëllim, Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë Karel Urban dhe Drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut, njëkohësisht Drejtor i Akademisë,  z. Kujtim Cashku nënshkruan Marrëveshjen dypalëshe të Donacionit që do të ndihmojë në shfaqjen e filmave dhe dokumentarëve nga vende të ndryshme, përfshirë Republikën Çeke, të fokusuar në fushën e të drejtave të njeriut.

Gjatë takimit të tyre, Ambasadori Urban nënvizoi se promovimi i vlerave demokratike i përket parimeve kyçe të politikës së jashtme çeke, dhe të drejtat e njeriut në veçanti janë kyçe në axhendën e Presidencës çeke të BE-së të vitit 2022, veçanërisht në rrethanat politike të krijuara nga agresioni rus kundër Ukrainës. Ambasadori nënvizoi se Republika Çeke ndan të njëjtin vizion me Akademinë dhe për këtë arsye ajo mbështet punën e saj në këtë fushë.

Akademia Marubi në Tiranë

Akademia Marubi në Tiranë