česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Rrëfenja Çeke të interpretuara në Shtëpinë Kadare, Tiranë

Në kuadër të aktiviteteve kulturore në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Çeki-Shqipëri, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë, në bashkëpunim me Shtëpinë Kadare, zhvilluan një aktivitet letrar me nxënësit ekselentë të shkollës “Gjergj Fishta” me titull “Rrëfenja të interpretuara”.

Aktorja e talentuar Iris Canaj, si e ftuara speciale, nxiti të menduarin dhe ndërveprimin e nxënësve përmes interpretimit të shkëlqyer të tregimeve të famshme çeke nga shkrimtari, dramaturgu dhe kritiku i njohur çek, Karel Čapek.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Ambasadës, Zv. Shefja e Misionit znj. Monika Kazdova u prezantoi fëmijëve fakte interesante dhe argëtuese nga jeta në Republikën Çeke, veçanërisht kulturën çeke, aktivitetet më të zakonshme në natyrë dhe sportet, ushqimin dhe pak nga historia moderne e Çekisë.

Nxënësve iu pëlqyen rrëfenjat çeke dhe u përfshinë në aktivitet duke i dhënë atij gjallëri. Ata nxorën në pah mesazhet dhe temat kryesore të tyre, si dhe i propozuan aktores të lexonte edhe nga mitet dhe legjendat shqiptare. Në fund, nxënësit folën për disa dallime mes rrëfenjave të dy vendeve, dhe sigurisht që kuptuan pak më shumë për kulturën çeke përmes letërsisë. 

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara

Rrëfenja të interpretuara