česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Shkolla Verore e Studimeve Sllave në vitin 2020

Republika Çeke ofron dy bursa në kuadër të programit të Shkollës së Verës së Studimeve Sllave në vitin 2020.

Dy vendet janë rezervuar për studentët shqiptarë (mbi 18 vjeç) ose mësuesit që studiojnë gjuhen çeke. Kurset janë të hartuara për studentët e nivelit fillestar, të mesëm dhe të përparuar në gjuhën çeke. Një vend ofrohet në Universitetin e Karlit në Pragë   (24 korrik – 21 gusht 2020) dhe vendi i dytë ofrohet nga  Universiteti Masarik në Brno (18 korrik – 15 gusht 2020).  Institucionet pritëse në Çeki mbulojnë tarifën e regjistrimit dhe mësimit, akomodimin, ushqimin dhe ekskursionet.

Të dy emërimet duhet të dorëzohen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë  në Ambasadën e Republikës Çeke deri më 20 prill 2020.

Informacioni i detajuar, duke përfshirë edhe versionin elektronik të formës së aplikimit dhe dokumentet e tjera gjenden në faqen e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës Çeke                   

http://www.msmt.cz/eu-and-international-affairs/summer-schools-of-slavonic-studies