česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Shkollat verore të studimeve sllave në 2022

(This article expired 24.01.2023 / 11:00.)

Republika Çeke ofron dy bursa në kuadër të programit të Shkollave Verore të Studimeve Sllave në vitin 2022.

Dy vende janë të rezervuara për studentë shqiptarë (mbi 18 vjeç) ose mësuesit që studiojnë gjuhën çeke. Kurset janë të hartuar për studentë fillestarë, të ndërmjetëm dhe të avancuar të gjuhës çeke. Një vend ofrohet nga Universiteti Charles në Pragë (22 korrik - 19 gusht 2022) dhe vendi i dytë ofrohet nga Universiteti Masaryk në Brno (23 korrik - 20 gusht 2022). Institucionet çeke pranuese mbulojnë tarifat e regjistrimit dhe shkollimit, akomodimin, ushqimin dhe ekskursionet.

Formularët e aplikimit me shtojcën(at) duhet të dorëzohen përmes Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë  brenda datës 15 mars 2022.

Informacioni i detajuar, duke përfshirë versionin elektronik të formularit të aplikimit dhe dokumentet e tjera, mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës Çeke http://www.msmt.cz/eu-and-international-affairs/summer-schools-of-slavonic-studies