česky  english  shqip 

Advanced search

Leja e Qëndrimit Afatgjatë

Si viza afatgjatë ashtu edhe leja afatgjatë e qëndrimit lëshohen kur qëndrimi në territorin e Republikës Çeke pritet të tejkalojë 3 muaj. Në përgjithësi, viza afatgjatë synon kryesisht personat që pritet të qëndrojnë në Republikën Çeke për disa muaj- për shembull në një program studimi i cili zgjat disa muaj, etj. Leja afatgjatë e qëndrimit synon kryesisht ata persona që pritet të qëndrojnë më gjatë në Republikën Çeke – për shembull të studiojnë në një program universitar, të punësohen, etj.
 

Karta e punësimit dhe karta blu janë të dyja lloje të lejeve afatgjata të qëndrimit.

Ngjashmëritë:

  • lejojnë qëndrimin i cili tejkalon 90 ditë (3 muaj)
  • lejojnë lëvizjen në Zonën Shengen – qëndrimi në Shtetet e tjera të Zonës Shengen duhet të mos tejkalojë 90 ditë brenda çdo 180 ditëve dhe duhet të jetë e një natyre jo-futimprurëse
  • vizat afatgjata dhe lejet e qëndrimit afatgjata mund të zgjaten në territorin e Republikës Çeke – në rast se qëllimi i qëndrimit vazhdon ju lutemi të kontaktoni degën përkatëse të Ministrisë së Brendshme sipas vendit të qëndrimit

Ndryshimet:

Vizat afatgjata lëshohen:

  • si viza të shumëfishta për maksimumi 1 vit
  • për qëllime shëndeti, kulture, sporti, studimi, kërkimi shkencor, familje, sipërmarrje dhe të tjera

Lejet afatgjata të qëndrimit lëshohen:

  • si viza me një-hyrje për qëllim tërheqjen e lejes afatgjatë të qeëndrimit për të qëndruar në territorin e Republikës Çeke për një kohëzgjatje prej 60 ditësh dhe vlefshmërie prej 6 muajsh
  • për qëllim punësimi (karta e punësimit ose karta blu), studimi, kërkimi shkencor dhe bashkimi familjar

 

!!!!!!Çdo shtetas i huaj i cili, që nga 1 janari 2021, ka marrë një leje qëndrimi afatgjatë për në territorin e Republikës Çeke, dhe gjithashtu çdo shtetas të huaj të cilit i është lëshuar një leje qëndrimi e përhershme pas kësaj date, pa parakushtin e qëndrimit të mëparshëm të autorizuar në territor, është i detyruar të ndjekë kursin e adaptimit dhe integrimit brenda një viti nga data e marrjes së lejes së tij të qëndrimit.!!!! Ky detyrim nuk zbatohet për kategori të caktuara të lejeve afatgjata të qëndrimit (p.sh. për qëllim studimi, investimi, punonjësit dhe kartat blu të lëshuara nën programet qeveritare të Punonjësve shumë të Kualifikuar dhe Personelit Shkencor Kyç), si dhe personat nën 15 vjeç, ose mbi 61 vjeç, shtetasit e BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre. Informacion më i hollësishëm gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme të Republikës Çeke 

 

Burimet ligjore:

  • Akti Nr. 326/1999 Kol.,  për Qëndrimin e Shtetasve të Huaj në Republikën Çeke dhe  Ndryshimi i Disa Akteve

Leja e Qëndrimit Afatgjatë

Leja e Qëndrimit Afatgjatë more ►