česky  english  shqip 

Advanced search

Karta e Punësimit dhe Karta e Punonjësit

Karta e Punonjësit lëshohet për të huajt që do të punojnë në Republikën Çeke për një periudhë më të gjatë se tre muaj. Karta e Punonjësit është një formë leje qëndrimi afatgjatë. Karta blu është projektuar për profesionet e specializuara që kërkojnë diplomë universitare.
 

Karta e Punonjësit lëshohet për të huajt që do të punojnë në Republikën Çeke për një periudhë më të gjatë se tre muaj. Karta e Punonjësit është një formë leje qëndrimi afatgjatë. Karta blu është projektuar për profesionet e specializuara që kërkojnë diplomë universitare.
 

Aplikimet për Kartën e Punonjësit/Kartat Blu dorëzohen pranë misioneve diplomatike të Republikës Çeke sipas kompetencës së tyre territoriale. Nëse ju aplikoni në Shqipëri, lutemi të caktoni një takim në Ambasadën Çeke në Tiranë nëpërmjet e-mailit: Tirana.Visa@mzv.gov.cz (ju lutem shihni udhëzimet në kapitullin Seksioni Konsullor i Ambasadës) Misioni diplomatik e dorëzon aplikimin në Ministrinë e Brendshme për vlerësim dhe vendim. Nëse aplikimi vlerësohet pozitivisht, misioni diplomatik ku është kryer aplikimi lëshon një vizë afatgjatë për marrjen e Kartës së Punonjësit. I huaji merr Kartën e Punonjësit pas mbërritjes në Republikën Çeke pranë Ministrisë së Brendshme. 

Kërkesat e aplikimit për Kartën e Punonjësit:

·       forma aplikimit

·       dokument udhëtimi

·       2 foto

·       karakteristikat biometrike – shenjat e gishtërinjve

·       tarifa 

·       dokumenta mbështetëse që provojnë

o   qëllimin e qëndrimit (kontrata e punësimit, marrëveshja e punës, ose marrëveshje për punësim në të ardhmen, dokument që provon kualifikimin – nëse kërkohet)

o   akomodimin (për shembull marrëveshja e qerasë, etj.)

o   mjetet financiare (për shembull deklarata bankare dhe karta ndërkombëtare e kreditit, etj.)

·       ekstrakti i rekordeve kriminale lëshohet nga shtetit ku aplikanti ka shtetësinë, si dhe nga shteti ku aplikanti ka qëndruar në tre vitet e fundit për më shumë se gjashtë muaj. ( Dëshmi Penaliteti jo me shume se 90 dite  )

·       sipas kërkesës, një dokument që provon përmbushjen e masave kundër përhapjes së sëmundjeve infektive

·       sigurimi i shëndetit në udhëtim – në rast të lëshimit të vizës (Mbulimi duhet të jetë minimum nga 60 000 EUR për trajtim - Foreigners´ basic medical insurance contract)

Informacion i detajuar për aplikimin e Kartës së Punonjësit/Kartën Blu gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të Republikës Çeke.

 Burime ligjore:

·       Akti Nr. 326/1999 Kol., mbi Rezidencën e Shtetasve të Huaj në Republikën Çeke

·       Akti Nr. 435/2014 Kol., mbi Punësimin