česky  english  shqip 

Advanced search

Viza Afatgjata

Aplikimet për vizë afatgjatë dorëzohen në misionet diplomatike të Republikës Çeke. Në rastin e qytetarëve shqiptarë, aplikimi mund të dorëzohet pranë Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, ose në Ambasadën Çeke në çdo vend ku ata qëndrojnë përkohësisht. Misioni diplomatik ja dërgon aplikimin Ministrisë së Brendshme për vlerësim dhe vendim. Nëse aplikimi vlerësohet pozitivisht, viza afatgjatë, me kohëzgjatje maksimale një vit, lëshohet nga misioni diplomatik ku është plotësuar aplikimi.

Aplikimet për vizë afatgjatë dorëzohen në misionet diplomatike të Republikës Çeke. Në rastin e qytetarëve shqiptarë, aplikimi mund të dorëzohet pranë Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë (ju lutem shihni kapitullin Seksioni Konsullor i Ambasadës), ose në Ambasadën Çeke në çdo vend ku ata qëndrojnë përkohësisht. Misioni diplomatik ja dërgon aplikimin Ministrisë së Brendshme për vlerësim dhe vendim. Nëse aplikimi vlerësohet pozitivisht, viza afatgjatë, me kohëzgjatje maksimale një vit, lëshohet nga misioni diplomatik ku është plotësuar aplikimi.

Kërkesa për vizë afatgjatë skedohet kur qëndrimi i pritur do të kalojë 90 ditë. Ajo lëshohet për një numër qëllimesh – shëndeti, kulture, sporti, familje, studimi, kërkimi, ose sipërmarrje.

Nëse qëllimi i qëndrimit vazhdon, është e mundur të aplikohet në territorin e Republikës Çeke pranë Ministrisë së Brendshme për një zgjatje të afatit, dmth. për një leje qëndrimi afatgjatë, e cila lëshohet për qëllime të punësimit, studimit, punës kërkimore, dhe bashkimit familjar.

Për më shumë informacion, shih artikullin Leja e Qëndrimit.

Kërkesat e vizës afatgjatë:

  • forma e aplikimit
  • dokumenti i udhëtimit
  • 2 foto
  • karakteristikat biometrike – shenjat e gishtërinjve  
  • tarifa (shtetasit shqiptarë janë të përjashtuar nga pagesa)
  • dokumente mbështetëse që provojnë  
    • qëllimin e qëndrimit (për shembull letrën e pranimit nga shkolla, kuponin e llixhës, dokument që provon lidhjet familjare, etj.)
    • akomodimi (për shembull kontrata e qerasë, etj.)
    • mjetet financiare (për shembull deklarata bankare, etj.)
  • ekstrakti i rekordeve kriminale i lëshuar nga shteti ku aplikanti ka shtetësinë dhe nga shteti ku aplikanti ka qëndruar në tre vitet e fundit për më shumë se gjashtë muaj
  • me kërkese një dokument i cili provon plotësimin e masave kundër përhapjes së sëmundjeve infektive
  • sigurimi i shëndetit në udhëtim – në rast të lëshimit të vizës

Burimet ligjore:

  • Akti Nr. 326/1999 Kol., për Qëndrimin e Shtetasve të Huaj në Republikën Çeke