česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëtimi në Republikën Çeke nga Shqipëria

Që nga 6 shtatori 2021, Shqipëria i përket vendeve me rrezik shumë të lartë (e kuqe e errët). 

 

Që nga 6 shtatori 2021, Shqipëria i përket vendeve me rrezik shumë të lartë (e kuqe e errët). Bazuar në Masën Mbrojtëse të Ministrisë së Shëndetësisë udhëtarët nga Shqipëria para se të udhëtojnë në Republikën Çeke duhet:

!!! Personat e vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e njohura nga BE në një nga vendet e listuara mund të udhëtojnë në Republikën Çeke pa asnjë kufizim. Është e nevojshme vetëm të plotësoni formularin e mbërritjes dhe të dorëzoni një certifikatë vaksinimi.

Shtetasit e vendeve të treta, të cilët nuk kanë asnjë leje qëndrimi të lëshuar nga Republika Çeke ose leje qëndrimi afatgjatë ose të përhershme të lëshuar nga vende të tjera të BE+, ose që nuk janë rezidentë të vendeve me një rrezik të ulët, nuk lejohen të hyjnë në Republika Çeke.  Përjashtime nga ky ndalim janë  në pjesën II. / 2. dhe II. / 3. të Masën Mbrojtëse të Ministrisë së Shëndetësisë !!!

Residents in CZ+EU+ (PDF, 149 KB)- REZIDENTËT NË CZ + BE+ 

THIRD COUNTRY NATIONALS (PDF, 146 KB)- SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA 

+ RULES FOR FULLY VACCINATED PERSONS - RRREGULLAT PËR PERSONAT E VAKSINUAR PLOTËSISHT

 

Nëse mund të hyni në Republikën Çeke, udhëtaret nga Shqipëria, para se të nisen për në Republikën Çeke, duhet:


1. Të plotësojnë një Formular të mbërritjes


2. Të kryejnë një test PCR (jo më shumë se 72 orë) ose një test antigjeni (jo më shumë se 48 orë) para fillimit të udhëtimit dhe të kenë një konfirmim me shkrim të rezultatit.


3. Pas mbërritjes në Republikën Çeke duhet të kryejnë një test PCR (në ditën e 5 -të pas mbërritjes me e hershmja, dhe 1 në ditën e 4-të pas mbërritjes më së voni). Deri në marrjen e rezultateve, kërkohet vetë-izolimi.

Ekzistojnë përjashtime nga testet për personat që janë vaksinuar ose kanë kaluar Covid-19. Sidoqoftë, nuk ka përjashtime në plotësimin e formularit të mbërritjes. Personat të cilët janë të vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e miratuara nga BE mund të arrijnë pa kërkesa shtesë për çfarëdo qëllimi. Shih  RREGULLAT E HYRJES NË CZE .

Fëmijët nën 6 vjeç përjashtohen nga testet dhe formulari i mbërritjes. Fëmijët midis 6 dhe 12 vjeç mund t'i nënshtrohen testit RT-PCR menjëherë pas mbërritjes në Republikën Çeke dhe të përfundojnë vetë-izolimin pas marrjes së një rezultati negativ të testit. Më shumë informacion mbi përjashtimet edhe për kategoritë e tjera mund të gjenden ketu

Rregullat për hyrjen dhe kthimin në Republikën Çeke

Ju lutemi këshillohuni që për të qenë në gjendje t’u qaseni shërbimeve në Republikën Çeke është e nevojshme të përmbushni kërkesat epidemiologjike (test, vaksinim, etj.). Masat aktuale mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës Çeke

Detajet mbi udhëtimin në Republikën Çeke dhe informacionin për hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e Republikës Çeke mund të gjenden në faqen e internetit të  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës Çeke.