česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Bursa universitare për studime në Republikën e Çekisë

Qeveria e Republikës së Çekisë, për çdo vit, për studentët nga Kosova mundëson konkurimin për bursë universitare. Dita e fundit për konkurim është më 30 shtator 2015.
 

Për vitin akademik 2016/2017, në tërësi, jipen katër bursa qeveritare për studimet e programeve master dhe doktoraturë, që mbahen në gjuhën angleze. Studentët nga Kosova mund të konkurojnë në fushat e bujqësisë, ekonomisë, shkencave kompjuterike, të mjedisit dhe të energjetikës.
 

Procedura e detajuar e konkurimit është shpjeguar në: http://registr.dzs.cz/registr.nsf/, ju mund të gjeni më shumë informata në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Çekisë: http://www.msmt.cz/eu-and-international-affairs/government-scholarships-developing-countries, ose mund të dërgoni pyetjet tuaja përmes postës elektrinike: registr@dzs.cz.

Konkurimi online mund të bëhet në: http://registr.dzs.cz/registr.nsf/.

Ju lusim që të mos harroni se konkursi mbyllet më 30 shtator 2015.