česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Misioni i ardhshëm i ekspertëve të Kosovës, në sektorin e energjisë, shkon në Republikën Çeke

Më 30 dhe 31 tetor  2017 Shoqata e Industrisë Energjetike të Çekisë (CPIA) në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Çekisë dhe Ambasadën e Republikës së Çekisë në Prishtinë, organizojnë një mision të ardhshëm të ekspertëve të Kosovës të përqendruar në sektorin energjetik. Programi i misionit përfshinë ekskursionin në termo-elektranat çeke në Tushimice dhe Ledvice, si dhe seminarin duke filluar nga takimet “kokë më kokë” të kompanive çeke dhe atyre kosovare, që do të mbahen në Pragë.
 

Programi është realizuar brenda kornizave të programit për promovimin e diplomacisë ekonomike të financuar nga Ministria për Industri dhe Tregti e Republikës së Çekisë dhe është realizuar nga “Škoda Praha”. Kosova do të prezantohet nga menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës  (KEK) dhe nga menaxhmenti i termo-elektranave “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Energjetika e Kosovës, kryesisht, është e bazuar në djegien e linjitit të marrë nga minierat e qymyrit afër termo-elektranave “Kosova A” dhe “Kosova B”. Të dy termo-elektranat, si dhe minierat, kërkojnë rindërtime në një të ardhme te afërt. Qeveria e Kosovës, po ashtu, po përgatitet për ndërtimin e një termo-elektrane të re _ “Kosova C/ e Re”, e që realizimi i sajë është kontraktuar nga partneri amerikan “Contour Global”. Mundësitë në një sërë teknologjie klasike të energjisë janë të hapura për kompanitë çeke në disa vitet e ardhshme.

Gjatë takimit me ambasadorin z. Ivo Šilhavy, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, çmoi bashkëpunimin e Ambasadës së Çekisë, në përgatitjet për këtë mision të ekspertëve të Kosovës në Çeki dhe theksoi potencialin e madh në zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në veçanti në ekonomi dhe tregti. Kryeministri konsideron se projekti i ardhshëm për rindërtimin e termo-elektranës “Kosova B” është një mundësi bashkëpunimi me kompanitë çeke.  

 Në seminar, kryesisht, janë ftuar anëtarët e CPIA-së dhe ata të kompanive çeke të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në meremetimin dhe ndërtimin e sektorit energjetik të Kosovës. Ngjarja do të mbahet në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës së Çekisë, në rrugën “Politických vězňů”, më 31 tetor 2017.

Për më shumë informata ju lusim të kontaktoni Ing. Peter Krupčík, mobil: +420 734 763 563.

Galleries


Incoming mission of Kosovo experts