česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Akademia Verore Evropiane e Muzikës - ESMA 2022

Prej 14 - 21 korrik 2022, sipas traditës, në Prishtinë u zhvillua Akademia Verore Evropiane e Muzikës - ESMA 2022. Projekti, i cili u iniciua nga Ambasada e Republikës Çeke në Prishtinë në vitin 2012, është një mundësi për muzikantët e rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të studiojnë me pedagogë të shkëlqyer të muzikës, dhe në të njëjtën kohë të komunikojnë dhe krijojnë muzikë së bashku, me bashkëmoshatarët e tyre nga vende të ndryshme. Falë sponsorëve, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, edicioni i këtij viti u përgatit në bashkëpunim me profesorë të njohur ndërkombëtarisht të muzikës. Dy pedagogë të shkëlqyer të muzikës – Z. Dominik Trávníček dhe Z. Ondřej Balcar, përfaqësonin Republikën Çeke.

Dita e fundit e ESMA 2022 u bë me një koncerti festiv nga të gjithë studentët të drejtuar nga dirigjenti dhe pianisti shqiptar Desar Sulejmani. Në fillim të koncertit, udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog, theksoi rëndësinë ndërkombëtare të kësaj ngjarje dhe falënderoi organizatorët kryesorë, sponsorët dhe veçanërisht muzikantët e rinj për përpjekjen dhe bashkëpunimin e tyre në projektin ESMA. Me angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre, ata së bashku konfirmuan se motoja e akademisë muzikore “Ndërtimi i urave muzikore në Ballkanin Perëndimor”, ende ka vlerë. Akademia e Muzikës ESMA 2022 ishte sërish një sukses i madh. Pas koncertit në Prishtinë, orkestra do të vazhdojë me koncerte në Shkup, Novi Sad, Mostar dhe Kotorr. Në gusht, muzikantët e rinj do të prezantohen për herë të parë para publikut gjerman.