česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Zyra nderlidhese Sllovake
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Përkujtim për ushtarin e rënë sllovak

Më 16 maj 2023, në Sekiraqë të Podujevës, u mbajt një ceremoni përkujtimore për rreshterin Miroslav Hajdúch, ushtar i Ushtrisë së Republikës së Sllovakisë, i cili para njëzet vitesh, vdiq në një aksident tragjik në pozicionin e shkëputur afër kufirit Kosovë-Serb.

Në manifestimin e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse Sllovake në Kosovë mori pjesë edhe zëvendës udhëheqësi i Zyrës, z. O. Havasi, i cili nderoi ushtarin e rënë sllovak duke vendosur kurorë lulesh në memorialin e tij. Në emër të Ambasadës së Republikës së Çekisë në Kosovë, udhëheqësi i Departamentit Ekonomik dhe Kulturor të Ambasadës, z. K. Sulek, vendosi buketë lulesh. Në përkujtimin për Miroslav Hajdúch-in bënë homazhe edhe pjesëtarët e kontingjentit çek të KFOR-it.

Ushtarët çekë dhe sllovakë kanë shërbyer së bashku në Kosovë në bazën ushtarake Shajkovc që ishin në përbërje të gjashtë batalioneve çeko-sllovake, nga shkurti 2002 deri në korrik 2005, dhe më pas në kuadër të Task Forcës Shumëkombëshe – Qendra të KFOR-it.