česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

“Bashkëpunimi Zhvillimor Çek” – fushatë edukative rreth kujdesit për FPUZ në Badovc

Më 7 qershor 2017 u përmbush fushata edukative për kujdes mjedisor në kuadër të projektit për ndërtimin e Fabrikës për Përpunimin e Ujërave të Zeza (FPUZ) te liqeni i Badovcit. Ndërtimi i FPUZ është projekt që u realizua përmes mjeteve të “Bashkëpunimit Zhvillimor Ndërkombëtar”  të Republikës së Çekisë dhe të Kosovës, që përfshinë pjesën kryesore të luginës që lidh fshatrat Mramor, Suteskë dhe Busi.  Lumi që rrjedh përmes luginës është ndotësi më i madh i liqenit të Badovcit, liqe ky që është burim i ujit të pijes për Graçanicën dhe Prishtinën.
 

Në kuadër të projektit, që përfshihen tri shkollat fillore të fshatrave të përmendura, është paraparë edhe fushata edukative për shtimin e kujdesit ndaj mjedisit. Nxënësit, gjatë fushatës, mësuan për parimet themelore të mbrojtjes së mjedisit. Pjesët tjera të ngjarjes përfshinë shpërndarjen e materialeve informative të përgatitura për pastrimin e brigjeve të Badovcit, me ç ‘rast nxënësit arritën të grumbullojnë më shumë se 40 thasë bërllok.     

Në fazën përfundimtare të fushatës për shtimin e kujdesit, nga nxënësit është kërkuar të shkruajnë nga një ese në çështjen e përfitimeve nga ky projekt, të njerëzve të mjedisit ku shtrihet ndikimi, nga fabrika e përpunimit të ujërave të zeza. Esetë e shkruara iu kishin  dorëzuar mësuesve dhe përfaqësuesve të sponsorëve të projektit, ku ato më të mirat u shpërblyen me çmime. 

Nxënësve ua dorëzuan çmimet nga ambasadori çek z. Ivo Šilhavý dhe udhëheqësi i projektit z.. Libor Novák. Ceremonia e shpërblimeve përfundoi me një ekskursion tek Fabrika e Përpunimit të Ujërave të Zeza, në Badovc, duke e parë veprimin praktik të punës së kësaj pajisje.

Galleries


Mramor School Awarded