česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petr Drulak, vizitoi Kosovës

Më 3 dhe 4 qershor 2015 zëvendësministri i Punëve të Jashtme Prof. Petr Drulak  vizitoi Kosovën. Gjatë vizitës zëvendësministri Drulak takoi përfaqësuesit e Kosovës dhe udhëheqësit e misioneve ndërkombëtare në vend.
 

Ai, në ditën e parë të vizitës pati konsultime me Ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollakun, me një përqëndrim kryesor në mardhëniet dy-palëshe dhe çështjet politike aktuale. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Drulak, në takimin e tij me kryetarin e Grupit Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, diskutoi për zhvillimet më të reja politike në Kosovë si dhe dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Më pastaj, zëvendësministri Drulak në Universitetin për Biznes dhe Teknologji mbajti një ligjëratë në temën “Europa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor në politikat europiane”. Kjo ligjëratë u përcoll nga 100 studentë. Gjatë ditës së parë të vizitës zëvendësministri Drulak, po ashtu, u takua me udhëheqësin e misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci, dhe pas kësaj ai takoi edhe priftin e lartë në Manastirin e Deçanit, At Sava, i cili e njohu zëvendësministrin Drulak për çështjet më të nxehta politike në Kosovë. Në Mitrovicë, Zëvendësministri vizitoi anëtarët çek të kontingjentit të EULEX-it, që janë duke shërbyer në Njësinë Policore Plotësuese. 

Më 4 qershor u zhvillua takimi me ish-presidentin, Fatmir Sejdiu. Zëvendësministri Drulak përfundoi vizitën e tij me këmbimin e këndvështrimeve me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farid Zarif. Ndër të tjera, Farid Zarif e informoi zëvendësministrin Drulak për rolin e tashëm të misionit të OKB-së në Kosovë.

Galleries


Deputy Minister Drulak in Kosovo