česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic in Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Zëvendësministri i ri Košatka vizitoi Kosovën për këshillime dy palëshe

Prej 21 deri më 24 maj 2018, zëvendësministri i ri, Košatka, vizitoi Kosovën për këshillime dy paleshe.

Gjatë vizitës së tij ai u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministër i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministrin, Enver Hoxhaj, dhe ministren për integrime evropiane, Dhurata Hoxha. Po ashtu, zëvendësministri i ri Košatka, shkurtazi takoi dhe Presidentin Hashim Thaçi. Takimet u përqendruan në procesin e heqjes së  vizave, dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, situata e brendshme politike, e ardhmja e kompanisë “Trepça” si dhe mundësitë për kompanitë çeke në Kosovë. Bashkëpunimi dy palësh ekonomik ishte çështje e debatit me ministrin e zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka. Me rastin e vizitës së tij, zëvendësministri i  ri Košatka, po ashtu, u takua edhe me udhëheqësen e zyrës së BE-së/Përfaqësuesen e Veçantë të BE-së, Nataliya Apostolova, udhëheqësin e misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, dhe përfaqësuesit e pakicës serbe në Kosovë. Para përfundimit të vizitës së tij në Kosovë zëvendësministri i ri, Košatka, me ftesën e Qazim Jasharit, drejtor i minierave vizitoi minierën e “Trepçës” në Stan Tërg, si dhe me ftesën e familjes Rugova vizitoi shtëpinë e Ibrahim Rugovës si trashëgimi kulturore. Hapja ceremoniale e foto-ekspozitës „Prague 68“ – „Aktorja Dobroshi kërcen me hare për paqen në botë “ kushtuar 50 vjetorit të okupimit të Çekosllovakisë nga armata e Paktit të Varshavës ishte ngjarja e fundit në programin e zëvendësministrit të ri Košatka.

 

Galleries


Junior Deputy Minister Košatka visited Kosovo for bilateral consultations