česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Vendimi i tashëm i Qeverisë së Çekisë për ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj në Republikën e Çekisë si dhe vazhdimi i ndalimit,në të gjitha vendet, për dalje nga vendi i qytetarëve të Çekisë

(This article expired 27.03.2022.)

Qeveria e Çekisë vendosi që ndalimi i hyrjeve në Republikën e Çekisë nga shtetasit e huaj, që nuk janë banorë, sikurse edhe dalja e shtetasve çek do të zgjatet për të gjitha vendet (jo vetëm të atyre me rrezik të lartë) prej të hënës me 16 mars, 0:00 CET (Koha e Evropës së Qendrore).

1. Qeveria e Republikës së Çekisë vendosi që ndalimin e hyrjeve në Republikën e Çekisë nga shtetasit e huaj sikurse edhe dalja e shtetasve çek do të zgjatet për të gjitha vendet (jo vetëm të atyre me rrezik të lartë) prej të hënës me 16 mars, 0:00 CET (Koha e Evropës së Qendrore).

Detaje përfshirë informacione për përjashtimet dhe vend kalimet kufitare tokësore që mbeten të hapura janë në dispozicion:  https://www.mvcr.cz/docDetail.aspx?docid=22239932&doctype=ART.

2. Qeveria e Republikës çeke, po ashtu, zgjati karantinën e detyrueshme për personat që hyjnë në Republikën e Çekisë nga të gjitha vendet me rrezik të lartë prej të premtes më 13 Mars 2020, 12:00 am CET (mesnatë, sipas Kohës së Evropës Qendrore).

Lista e tanishme e vendeve të rrezikshme përfshin 15 shtete: Kina, Italia, Irani, Koreja e Jugut, Spanja, Gjermania, Franca, Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Holanda, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Austria. Listën me informata të reja, mund ta gjeni këtu: https://koronavirus.mzcr.cz/staty-sveta-s-vysokym-rizikem-prenosu-nakazy/