česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZÚ Tirana
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Përfundon projekti humanitar i rindërtimit të shkollës fillore nëntë-vjeçare në Lalm!

Republika Çeke i dhuroi 400,000 EUR Shqipërisë për rindërtimin tërësor të shkollës së dëmtuar nga tërmeti. Projekti u përgatit dhe zbatua nga Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë dhe bashkia e rrethit të Tiranës brenda 6 muajve. Shkolla u hap me fillimin e vitit shkollor 2020/2021.
 

Tërmeti që goditi Shqipërinë në nëntor 2019 shkatërroi një numër të madh ndërtesash, duke përfshirë një numër shkollash.

Menjëherë pas kësaj ngjarje katastrofike, Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë i ofroi bashkisë së Tiranës ndihmë financiare nga Republika Çeke për riparimin e objekteve shkollore më të dëmtuara të cilat nuk mund të shfrytëzoheshin.

Në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, u zgjodh një shkollë fillore nëntë-vjeçare në fshatin malor të Lalmit. Shkolla ishte aq e dëmtuar sa nuk ishte e mundur të funksiononte, qoftë edhe pjesërisht. Meqenëse ishte e vetmja shkollë në një zonë të madhe administrative, ishte e nevojshme të veprohej shumë shpejt.

Në një kohë rekord, brenda dy muajve, u bë një vlerësim i përafërt i kostove dhe u dha një grant financiar nga Republika Çeke në vlerën e 400 mijë EUR (380 mijë EUR u ofruan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe 20 mijë EUR nga rajoni Ústí nad Labem). Punimet e projektimit filluan në mars, ndërtimi në qershor 2020.

Shkollës iu bë një çati e re, dritare të reja, karabinaja e ndërtesës u izolua dhe u bë një fasadë e re me ngjyra. Brenda, u ndërtuan dysheme dhe tavan i ri dhe u instaluan uji, energjia elektrike dhe ngrohja qëndrore. Fëmijët u pajisën me mobilje të reja, një dhomë kompjuterash dhe një shesh lojërash në natyrë.

Pavarësisht nga shkalla e gjërë e punimeve të rindërtimit, shkolla u vu në punë me fillimin e vitit të ri shkollor, më 15 shtator 2021. Përurimi i shkollës u bë në prani të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ambasadorit të Republikës Çeke Jaroslav Ludva. Projekti mori vëmendje të konsiderueshme mediatike.

Për shkak të veçantisë së tij (Republika Çeke ishte donatori i vetëm - investuesi i këtij projekti) dhe shpejtësisë me të cilën u ofrua ndihma financiare dhe u përgatit i gjithë projekti, ky projekt kontribuoi dukshëm në reputacionin e Republikës Çeke në Shqipëri.

Petr Vlk, Shefi i Seksionit Tregtar dhe Ekonomik të Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë

 

Kindergarten Enlargment

Kindergarten Enlargment

New Roof and the Playground

New Roof and the Playground

Class of the Nine Year School

Class of the Nine Year School

Kindergarten Class

Kindergarten Class