česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kurset Verore të Gjuhës Çeke 2023

(This article expired 31.03.2023.)

Republika Çeke ofron dy bursa për studimin e gjuhës çeke në kuadër të programit të Shkollave Verore të Studimeve Sllave në vitin 2023.

Dy vende janë të rezervuara për studentë shqiptarë (mbi 18 vjeç) ose mësues që studiojnë gjuhën çeke. Kurset janë të përshtatura për studentët fillestarë, mesatarë, dhe të avancuar të gjuhës çeke. Një vend ofrohet nga Universiteti Charles në Pragë (20 korrik - 17 gusht 2023) dhe pozicioni i dytë ofrohet nga Universiteti Masaryk në Brno (22 korrik - 19 gusht 2023). Institucionet çeke pranuese mbulojnë tarifat e regjistrimit dhe shkollimit, akomodimin, ushqimin dhe ekskursionet.

Formularët e aplikimit me shtojcën(at) duhet të dorëzohen përmes Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë deri më 15 mars 2023.

Informacioni i detajuar, duke përfshirë versionin elektronik të formularit të aplikimit dhe dokumentet e tjera, mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës Çeke