česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ushtari i Mirë Shvejk i portretizuar nga Rudolf Hrušínský u shfaq në Shtëpinë Studio Kadare

Ambasada çeke në Tiranë i ka kushtuar këtë muaj një vëmendje të veçantë veprës së shkrimtarit të madh Jaroslav Hashek “Ushtari i Mirë Shvejk”. Në Shtëpinë Studio Kadare u shfaq interpretimi klasik i vitit 1957 nga protagonisti me famë, Rudolf Hrušínský.

 Versioni legjendar i filmit, i bazuar në romanin e pavdekshëm, është riparuar së fundmi teknikisht nga Arkivi i Filmit dhe u rishfaq me titra në gjuhën shqipe.

Znj. Marika Dhonato, ish-studente shqiptare e viteve gjashtëdhjetë në ish-Çekosllovaki, prezantoi autorin dhe veprën. Ajo nënvizoi rëndësinë e romanit të Jaroslav Hashekut për shqiptarët si një nga veprat e rralla anti-totalitare që i shpëtoi censurës së regjimit. Humori unik dhe mënyra krejtësisht e veçantë e Shvejkut për t'u përballur me rutinën ushtarake dhe me situatat absurde, i siguruan shumë shqiptarëve një lloj ‘arratisje’ nga realiteti jashtëzakonisht shtypës i kohës.  

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk

Ushtari i Mirë Shvejk